Koreja e Veriut kërcënon me “asgjësim” Korenë e Jugut dhe SHBA-në

Azia

Koreja e Veriut kërcënon me “asgjësim” Korenë e Jugut dhe SHBA-në

Më: 1 janar 2024 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se ushtria e tij “duhet t’i asgjësojë tërësisht” Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut nëse provokohet, raportoi media shtetërore më 1 janar, pasi ai u zotua se do të forcojë mbrojtjen kombëtare për t’u përballur me atë që e quajti konfrontim të paprecedent të udhëhequr nga SHBA-ja.

Muajve të fundit, Koreja e Veriut ka rritur retorikën luftënxitëse në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të kryera nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut. Ekspertët presin që Kim të vazhdojë të përshkallëzojë retorikën dhe testimet e armëve, sepse ai ka të ngjarë që beson se shfrytëzimi i situatës kur tensionet janë të larta me SHBA-në, do të mund të rezultojë me koncesione nga Uashingtoni nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, fiton zgjedhjet presidenciale amerikane që do të mbahen në nëntor.

Gjatë një takimi pesëditor të partisë në pushtet, Kim tha se ai do të lansojë edhe tre satelitë ushtarakë të spiunazhit, do të prodhojë më shumë materiale bërthamore dhe do të zhvillojë më shumë dronë sulmues gjatë këtij viti. Vëzhguesit thanë se këto janë përpjekje të liderit verikorean që të nxjerrë më shumë koncesione gjatë bisedimeve diplomatike në të ardhmen me SHBA-në.

Gjatë një takimi me ushtrinë, Kim tha se “ushtria jonë duhet të jetë në gjendje që të japë një goditje për asgjësim të tërësishëm, duke mobilizuar mjetet tona më të fuqishme” nëse shteti përballet me konfrontim apo provokime, raportoi media shtetërore KCNA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat