Netanyahu kundërshton thirrjet për t’i dhënë fund luftës

Azia

Netanyahu kundërshton thirrjet për t’i dhënë fund luftës

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:31
Netanjahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë sot thirrjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke i përshkruar ato si të papajtueshme me mbështetjen e qëllimit të luftës për eliminimin e Hamasit.

Duke informuar kabinetin e tij, Netanyahu tha se u kishte thënë liderëve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera: “Ju nuk mund të mbështesni nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t’i dhënë fund luftës, gjë që do të parandalonte eliminimin e Hamasit. “

Dje, lideri izraelit tha se vlerësonte veton e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bllokuar një kërkesë për një armëpushim në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Ai tha se Izraeli do të vazhdojë luftën e tij “për të eliminuar Hamasin dhe për të arritur objektivat e tjera të luftës që kemi vendosur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat