Amerikanët tregojnë sa njerëz kanë mbetur në veri të Gazës

Azia

Amerikanët tregojnë sa njerëz kanë mbetur në veri të Gazës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Emisari special i SHBA-së, David Satterfield tha sot se nga 800.000 deri në 1 milion njerëz janë zhvendosur në jug të Rripit të Gazës, ndërsa 350.000-400.000 mbeten në veri të enklavës.

Duke folur për gazetarët në kryeqytetin jordanez Aman, ai tha se nuk kishte raste të regjistruara të parandalimit ose konfiskimit të ndihmës nga Hamasi.

Në katër javë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Gazës, 421 kamionë kanë mbërritur në zonën e izoluar bregdetare me ndihma të nevojshme urgjente, sipas organizatave humanitare.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi mëngjesin e sotëm se një ditë më parë, 47 kamionë me ndihma humanitare arritën të kalonin nga Egjipti në pikën kufitare Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Kamionët përmbanin ushqim, ujë, ndihma humanitare, ilaçe dhe pajisje mjekësore, tha Gjysmëhëna e Kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat