Kryeministri çek dhe kancelari austriak udhëtojnë në Izrael: Terrori i Hamasit duhet të marrë fund

Azia

Kryeministri çek dhe kancelari austriak udhëtojnë në Izrael: Terrori i Hamasit duhet të marrë fund

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri çek Petr Fiala dhe kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojnë nesër për në Izrael, për t’i shfaqur mbështetjen këtij vendi në kohën kur Hamasi po kryen sulme mbi Izraelin, kanë konfirmuar zëdhënësit e dy qeverive.

Krerët e dy shteteve do të zhvillojnë një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.

Nehammer gjithashtu do të takohet me familjen e shtetasit austriako-izraelit, që aktualisht është peng i Hamasit në Rripin e Gazës, ka njoftuar qeveria austriake.

“Terrori i Hamasit duhet të përfundojë dhe duhet të jemi të bashkuar për të parandaluar një zjarr të mundshëm – të gjithë do të bëjmë përpjekje për të mos ndodhur kjo”, tha Nehammer.

“Qëlllimi i bisedës do të jetë mbështetja për Izraelin, përfshirë edhe koordinimin në kontekstin e Këshillit Evropian, që do të takohet këtë javë”, tha zëdhënësi i qeverisë çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat