Izraeli tregon se sa është numri i pengjeve që ka marrë Hamasi: Kemi kryer bastisje ndërkufitare për të mbledhë informacione

Azia

Izraeli tregon se sa është numri i pengjeve që ka marrë Hamasi: Kemi kryer bastisje ndërkufitare për të mbledhë informacione

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari, ka konfirmuar se ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje brenda Gazës.

Ai u tha gazetarëve se sulmet “nga forcat e blinduara dhe të këmbësorisë” kishin për qëllim “për të vrarë qelizat terroriste që po përgatiteshin për fazat e ardhshme të luftës”.

Ai tha gjithashtu se forcat izraelite po përpiqeshin të gjenin informacione për pengjet e zhdukur.

Të dielën një ushtar izraelit u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga një raketë në Gaza. Hagari tha gjithashtu se numri i pengjeve në Gaza – 222 – mori kohë për t’u konfirmuar, sepse mes tyre ka “shumë” shtetas të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat