Gazetarja e CNN-it sulmohet gjatë raportimit në Bregun Perëndimor: Ju mbështesni gjenocidin

Azia

Gazetarja e CNN-it sulmohet gjatë raportimit në Bregun Perëndimor: Ju mbështesni gjenocidin

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 23:23
Foto nga vendi i ngarjes

Një protestues pro-palestinez sulmoi një gazetare të CNN ndërsa ajo po raportonte nga Bregu Perëndimor sot.

Gazetarja Sara Sidner ishte duke ecur në Ramallah, qyteti i konsideruar si kryeqyteti i autoritetit palestinez, kur një burrë iu afrua asaj gjatë një demonstrate.

“Jeni përkrahës të gjenocidit… Ju nuk jeni të mirëpritur këtu CNN”, tha protestuesi, teksa iu afrua në fytyrë gazetares.

Në të njëjtën kohë, një grua e panjohur iu afrua kameramanit dhe u përpoq ta pengonte të xhironte. Gazetarja u largua nga vendi i ngjarjes nga sigurimi.

“Ju shihni se njerëzit janë shumë të zemëruar, nuk u pëlqen mënyra se si CNN po raporton historinë, ju e dëgjoni atë”, tha ajo.

Ndryshe, që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, protesta janë mbajtur rregullisht në Ramallah. Ato ishin veçanërisht masive të martën mbrëma, pasi një spital në Gaza u godit.

Më pas qindra protestues dolën në rrugë dhe brohoritën “populli dëshiron që presidenti të bjerë”.

Ata shprehën pakënaqësinë me mosveprimin e perceptuar të presidentit palestinez Mahmud Abbas në pikun e luftës së Izraelit në Gaza. Grupe burrash vrapuan dhe hodhën gurë, ndërsa policia u përpoq t’i ndalonte me gaz lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat