Njëherë paralajmëroi banorët, e më vonë izraelitët i bënë shkrumb e hi lagje të tëra në Gazë

Azia

Njëherë paralajmëroi banorët, e më vonë izraelitët i bënë shkrumb e hi lagje të tëra në Gazë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:10
Ilustrim

Izraeli i ka bërë shkrumb e hi lagjet të tëra në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi që familjet palestineze që ishin akoma atje u është dhënë një paralajmërim që të ikin, derisa pritet që të fillojë edhe ofensiva në tokë nga izraelitët në Rripin e Gazës.

Në Washington presidenti amerikan Joe Biden i cili është rikthyer nga udhëtimit në Izraeli, ka kërkuar nga amerikanët në një adresim publik që të shpenzojnë miliardë dollarë për ta ndihmuar Izraelin në luftën kundër Hamasit, për të cilët ha se duan të shkatërrojnë demokracinë izraelite.

Në anën tjetër, Izraeli është zotuar se do ta heq nga faqja e dheut Hamasin që kontrollon me Gazën, pasi që militantët e këtij grupi kryen një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite më 7 tetor.

“Tani po e shihni Gazën nga distanca, së shpejti do ta shihni nga brenda”, u tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ushtarët të vendit të tij që janë grumbulluar në kufirin me Gazën.

Izraeli kreu sulme ajrore mbi qytetin e Gazës dhe rrethoi plotësisht enklavën me 2.3 milionë palestinezë, duke ua ndaluar edhe kamionët me ushqim që të futen në atë rajon, sikurse edhe barna dhe gjësendet tjera esenciale për jetë.

Nga 7 tetorit janë vrarë 3785 palestinezë, përfshirë mbi 1.500 fëmijë, kështu të paktën pretendojnë palestinezët. E nga Kombet e Bashkuara thonë se mbi një milion prej tyre kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Izraelit urdhëroi të gjithë civilët që të evakuohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, që përfshin qytetin e Gazës, por shumë prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë me pretekstin se frikësohen që mund të humbin gjithçka nëse largohen, apo do të jenë objektiv i sulmeve ajrore izraelite në jug te Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat