​Të paktën 3.785 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Azia

​Të paktën 3.785 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:50
Gaza

Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze të enjten.

Një deklaratë e ministrisë tha se mbi 12.000 njerëz janë plagosur gjithashtu në sulm.

Ministria tha se numri i të vdekurve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar mbërrin në 69, ndërsa 1.300 të tjerë u plagosën.

Izraeli ka nisur sulme ajrore pa ndalesë në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi qytetet kufitare izraelite.

Më shumë se 1.400 izraelitë u vranë në sulmin e Hamasit. Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm humanitar" për të lehtësuar "vuajtjet njerëzore". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat