Izrael, Lerner: Veprimet tona kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve

Azia

Izrael, Lerner: Veprimet tona kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:55
Peter Lerner

Në mjediset e Minsitrisë së Jashtme të Izraelit, është organizuar një konferencë me gazetarë nga e gjithë bota për t’u informuar për situatën atje, pas sulmit terroristë në Izrael nga Hamasi.

Përfaqësuesi i kësaj ministrie bëri të ditur se ka sulme me raketa nga Libani nga grupi Hezbollah, në kufirin verior me Izraelin.

Më pas fjalën e mori ushtaraku izraelit, nënkoloneli Peter Lerner, i cili tha se IDF që nga e shtuna ka qenë në gjendje alarmi të lartë

“Operacionet që aktualisht janë duke u kryer e që kanë qenë në veprim që nga e shtuna poi bëhet në tre komponente: së pari mbrojtja, që të mbrohemi nga sulmet e Hamasit dhe ka mundësi që të ketë terroristë në territorin e izraelit. Evakuimi i njerëzve nga vija e frontit, që të mos jenë në rrezik dhe kemi evakuuar shumicën e njerëzve që kanë pasur të largohen nga atje;

E dyta, aktiviteti ofanaziv ndaj Hamasit që të mos arrijnë të shkaktojnë probleme ndaj Izraelit, që të sigurohemi të mos ketë sulme me raketa. Kemi pasur mbi 5000 raketa që janë hedhur mbi Izraelin nga Hamasi. Jemi duke vepruar me forca detare, ajrore e tokësore për shkatërrimin e inteligjencës së Hamasit. Kemi bërë rekrutimin mbi 300 mijë rezervistë, më i madhi deri më tani.

Në kufirin me Libanin kemi incidente në vazhdimësi, ka mjet fluturues pa pilot. Komponenti i tretë ka të bëjë më angazhimin tonë me komunitetin ndërkombëtar për aktivitetin tonë ushtarak. Lidhur me këtë kemi përkrahje ndërkombëtare nga SHBA e edhe na aleatët rajonal”, deklaroi Peter Lerner, nënkolonel i ushtrisë izraelite.

Ai më tej shtoi se po përqendrohen në atë që mos të përsëritet më ajoi që ndodhi më herët në Gaza”,

“Qëllimi tani është që të vendosim paqen mes Izraelit dhe Palestinës”, deklaroi Lerner.

Ndërkaq Noam Pering, 40 vjeçe, babai i së cilës është kidnapuar në rripin e Gazës, tha se prindërit e saj kanë qenë banor për 60 vjet më parë dhe që ishte komunitet paqësor, teksa tregoi për situatën që ndodhi në shtunën herët, në orën 07:00, duke shtuar se nuk ka ngelur asnjë familje pa u lënduar nga terroristët e Hamasit.

Ndryshe në sulmin e së shtunës, militantët e Hamasit ia mësynë qyteteve izraelite – duke vrarë 1 mijë izraelitë dhe plagosur shumë tjerë.

Ndërkaq edhe sot (në ditën e pestë) janë duke vazhduar luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, që janë urdhëruar të rrethojnë qytetin e Gazës, nga ku Hamasi kishte filluar sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat