“Me duart e lidhura me zinxhir”/ Militantët e Hamasit rrëmbejnë një grua izraelite – publikohen skena të tmerrshme

Azia

“Me duart e lidhura me zinxhir”/ Militantët e Hamasit rrëmbejnë një grua izraelite – publikohen skena të tmerrshme

Nga: A.SH Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës po vazhdojnë akoma.

Madje, siç duke është zgjeruar edhe luftimi mes tyre, duke përfshirë dhe sulmuar edhe vendet tjera.

Shumica e botës reagoi me zemërim ndaj sulmit të papritur vdekjeprurës ndaj Izraelit nga grupi militant islamik Hamas të shtunën, ndërsa udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi ishte në luftë, përcjell Bota sot.

Skena të tmerrshme kanë filluar të dalin nga konflikti, me një video – e cila është verifikuar nga CNN – që tregon një grua duke u futur në ulësen e pasme të një veture “Jeep” nga militantët e Hamasit me duart e lidhura me zinxhir dhe krahët e gjakosur.

Dhjetëra izraelitë janë plagosur në luftime dhe mbi 250 janë vrarë.

Sulmi ndaj Izraelit u caktua me një festë të madhe festive hebraike, Sichat Torah, dhe erdhi në 50-vjetorin e Luftës së 1973, në të cilën shtetet arabe bombarduan vendin në ditën e shenjtë hebraike të Yom Kippur.

Ushtria izraelite mobilizoi dhjetëra mijëra rezervistë dhe tha se avionët luftarakë po kryejnë sulme ajrore në vendet e Hamasit në Gaza dhe se tashmë ka goditur 17 komplekse ushtarake të Hamasit.

Kliko për të parë pamjet ketu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat