Zjarr pranë aeroportit të Uzbekistanit, raportohet për 10 të plagosur

Azia

Zjarr pranë aeroportit të Uzbekistanit, raportohet për 10 të plagosur

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një ngjarje e rendë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një magazinë në Tashkent pranë aeroportit,  duke shkaktuar plagosjen e shumë personave.

“Në fillim u dëgjua një shpërthim dhe më pas filloj zjarri, i cili ende nuk është shuar,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave.

Sipas informacioneve, 10 persona janë plagosur, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Në shumë shtëpi në zonë janë thyer xhamat, ndërsa disa kanë pasur dëmtime brenda.

Ambulancat vazhdojnë të evakuojnë të lënduarit, sipas një gazetari të AFP në vendngjarje.

Shpërthimet mund të dëgjoheshin ende disa orë pasi zjarri shpërtheu ndërsa zjarrfikësit po luftonin për ta shuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat