E tha lutjen islame para se të hante mish derri në TikTok, dënohet me dy vjet burgim

Azia

E tha lutjen islame para se të hante mish derri në TikTok, dënohet me dy vjet burgim

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:23
Lina Lutfiawatin

Një grua në Indonezi është burgosur për dy vjet pasi tha një lutje islame para se të hante mish derri në një video që u bë virale të TikTok.

Videoja shfaq Lina Lutfiawatin, e cila ka më shumë se dy milionë ndjekës, duke bërë një lutje të shkurtër që përkthehet në “në emër të Zotit” përpara se të hante një copë lëkurë derri krokante.

Lutfiawati, e cila identifikohet si muslimane, u dënua për nxitje të urrejtjes fetare dhe u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 250 milionë rupiah (15 mijë euro).

Pasi doli në gjyq për akuzat për blasfemi, ajo shprehu keqardhjen dhe kërkoi falje në një postim në rrjetet e saj sociale.

Ajo kërkoi sërish falje pas vendimit të së martës: “Jam e habitur. Kam kërkuar falje shumë herë. Në fakt e di që kam gabuar, por nuk e prisja që dënimi të ishte dy vjet”, tha jo.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë dhe konsumimi i mishit të derrit konsiderohet haram ose i ndaluar në Islam.

Kritikët kanë thënë se ligjet e rrepta të blasfemisë në Indonezi janë përdorur për të gërryer një reputacion të gjatë për tolerancën dhe diversitetin në vend.

Usman Hamid, drejtori ekzekutiv i Amnesty International Indonesia, tha se ajo që ndodhi me Lutfiawatin “nuk ishte befasuese”, pavarësisht premtimeve të qeverisë për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat