Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se i ka vërejtur 28 avionë të forcave ajrore kineze në zonën e saj të mbrojtjes ajrore të mërkurën në mëngjes, pjesë e asaj që Taipei e quan ngacmim të rregullt nga Pekini mes tensioneve të rritura në ngushticën e Tajvanit.
Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, është ankuar në vitet e fundit për rritjen e aktiviteteve ushtarake kineze pranë ishullit, ndërsa Pekini kërkon të ushtrojë pretendimet e tij për sovranitetin.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se duke filluar rreth orës 6 të mëngjesit avionët luftarakë kinezë, përfshirë llojin J-10, kishin fluturuar në cepin jugperëndimor të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit.
Disa nga avionët kinezë kaluan kanalin Bashi për të kryer stërvitje në Paqësor, shtoi ministria.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës nuk është deklaruar akoma për këtë gjë.
Forcat e Tajvanit monitoruan situatën, duke përfshirë dërgimin e avionëve të saj të forcave ajrore dhe aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, shtoi ministria, duke përdorur frazat normale për përgjigjen e saj ndaj inkursioneve të tilla kineze, shkruan Reuters.