Nuk ndalen protestat në Izrael as pas javës së 34-të

Azia

Nuk ndalen protestat në Izrael as pas javës së 34-të

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 00:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Mijëra protestues kanë bllokuar Tel-Avivin të shtunën mbrëma për javën e 34 me radhë të protestave kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për dobësimin e Gjykatës Supreme.

Lëvizja kundër Netanyahut nuk ka shfaqur shenja dobësimi qëkur deputetët miratuan pjesën e parë të ligjit kundër gjyqësorit.

Protestës në Tel Aviv i janë bashkuar edhe të tjerat në qytetet kryesore të Izraelit, nga Haifa në Jerusalem.

Protestuesit kanë thënë se qeveria e Netanyahut po bën përpjekje që ta kthejë shtetin drejt regjimit autokratik duke kufizuar fuqinë e gjyqësorit.

Propozuesit e planit thonë se gjykatësit kanë pushtet të tepruar me të cilin shumë shpesh rrëzojnë vendimet e qeverisë.

Ndërkaq kundërshtuesit e planit thonë se dobësimi i gjyqësorit ia mundëson qeverisë që të miratojë të gjitha vendimet, duke i hapur rrugë edhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat