Presidenti i Pakistanit refuzoi të nënshkruajë dy ligje për sigurinë kombëtare

Azia

Presidenti i Pakistanit refuzoi të nënshkruajë dy ligje për sigurinë kombëtare

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 17:53
Presidenti i Pakistanit Arif Alvi

Presidenti i Pakistanit Arif Alvi tha se ai refuzoi të nënshkruante dy projektligje që do t’u jepnin autoriteteve më shumë kompetenca për të ndjekur penalisht njerëzit për krime kundër shtetit dhe ushtrisë, të cilat Departamenti i Drejtësisë i ka konsideruar jokushtetuese.

Ligjet tashmë janë miratuar nga të dy dhomat e parlamentit të Pakistanit, megjithatë, Alvi është anëtar i partisë Tehrek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit Imran Khan, e cila kundërshton qeverinë e koalicionit që miratoi dy ligjet, raportoi Reuters.

Alvi tha se i kërkoi stafit të tij që t’i kthente ligjvënësit projektligjet e panënshkruara brenda afatit, në mënyrë që ato të mos bëhen ekzekutive.

“Megjithatë, sot mësova se stafi im shkoi kundër vullnetit dhe urdhrit tim”, tha ai.

Ministria e Drejtësisë tha se vendimi i presidentit shkakton “shqetësim serioz”.

Presidenti ka dy opsione: ose të pajtohet, ose t’i dërgojë ligjet në Kuvend me vërejtje konkrete, thuhet në deklaratën e Ministrisë, e cila shton se presidenti nuk ka përmbushur asnjërën nga dy opsionet.

Një mënyrë e tillë e veprimit është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat