Përmbytje masive në Kinë

Azia

Përmbytje masive në Kinë

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Katërmbëdhjetë vetë vdiqën gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve shkaktuar nga tajfuni Doksuri, njoftuan mediat shtetërore të hënën, ndërsa përpjekjet e shpëtimit për banorët e prekur nga përmbytjet vazhduan në të gjithë Kinën veriore.

Vdekjet në Shulan të provincës verilindore Jilin, i shtohen më shumë se 20 personave që vdiqën javën e kaluar në Pekin dhe Hebei.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të përgjithshëm të viktimave për të gjithë vendin. Sipërfaqe të mëdha u përmbytën dhe banorëve po u dërgohen artikuj të nevojshëm me helikopterë.

Mbi 130,000 banorë janë prekur në Shulan dhe 79,000 njerëz janë evakuuar në provincën Jilin, njoftoi media shtetërore. Ministria e Burimeve Ujore e Kinës ngriti nivelin e gatishmërisë të dielën për disa rajone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat