Sulm nga delfinët, plagosen disa notarë në një plazh të Japonisë

Azia

Sulm nga delfinët, plagosen disa notarë në një plazh të Japonisë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Katër notarë janë plagosur nga sulmet e delfinëve në një plazh në Japoninë qendrore, thonë autoritetet.

Një burrë, rreth të 60-tave, pësoi thyerje të brinjëve dhe plagosje në duar pasi një delfin e përplasi atë disa metra larg plazhit Suishohama në qytetin Mihama, prefektura Fukui, herët të dielën.

Një burrë tjetër, rreth të 40-tave, u kafshua tek krahu në një incident të veçantë në plazhin popullor të njëjtën mëngjes.

Dy persona të tjerë u plagosën nga gjitarët më vonë gjatë ditës.

Fukui ka regjistruar tani gjashtë sulme të tilla këtë vit, thotë policia lokale.

Janë vendosur shenja që u thonë notarëve që të shmangin afrimin ose prekjen e gjitarëve.

Ndërsa delfinët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, armiqësia ndaj notarëve nuk është e padëgjuar.

Shkencëtarët kanë sugjeruar që delfinët e egër me hundë shishe e shohin notin përkrah njerëzve “tepër stresues”, duke gjetur prova që prish rutinat e tyre të sjelljes.

Në Republikën e Irlandës, dy gra u plagosën në harkun kohor të dhjetë ditëve në vitin 2013 nga i njëjti delfin , duke përfshirë njërën që vuante nga një brinjë e thyer.

Një vit më vonë, pesë notarë u shpëtuan në brigjet e Irlandës, kur një delfin i rrethoi në mënyrë agresive .

Përveç armiqësisë ndaj njerëzve – delfinët dihet ndonjëherë se sillen jashtëzakonisht dhunshëm ndaj krijesave të tjera të detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat