Kryeministri izraelit Netanjahu shtrohet në spital

Azia

Kryeministri izraelit Netanjahu shtrohet në spital

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:43
Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu u dërgua me ugjencë në spital të shtunën. Zyra e shtypit e kreut të qeverisë njoftoi se ai ishte në gjendje të mirë dhe se i ishte nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Njoftimi erdhi pasi mediat locale njoftuan se zoti Netanjahu ishte ndjerë keq dhe ishte dërguar menjëherë në spital.

Beniamin Netanjahu, 73 vjeç, ndodhet në spitalin Sheba në Tel Hashomer, afër Tel Avivit, sipas një deklarate të shkurtër nga zyra e tij.

Mediat izraelite thanë se ai ishte i vetëdijshëm ndërsa po dërgohej në spital nga rezidenca e tij private në qytetin bregdetar të Cezarenës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat