Ngjarje horror/ Babai kryen marrëdhënie për 11 vjet me të bijën, vret 7 foshnjat e lindura nga ajo

Azia

Ngjarje horror/ Babai kryen marrëdhënie për 11 vjet me të bijën, vret 7 foshnjat e lindura nga ajo

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 17:55
Ai rrëfeu se kishte bërë seks me vajzën e tij biologjike 25-vjeçare që kur ishte adoleshente

Një rast tronditës incesti është zbuluar në Indonezi, ku protagonistë janë babai dhe vajza e tij.

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vrarë 7 foshnja që e bija kishte lindur, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të për një periudhë 11-vjeçare.

Krimet e tmerrshme dolën në dritë pas zbulimit të pesë skeleteve të foshnjave nga punëtorët që pastronin një gropë liqeni artificial në një fshat qendror të Java-s.Policia hetoi gjetjet e tmerrshme dhe mori në pyetje të dyshuarin.

Ai rrëfeu se kishte bërë seks me vajzën e tij biologjike 25-vjeçare që kur ishte adoleshente, duke pretenduar se një shaman i kishte thënë se do të bëhej i pasur duke e bërë këtë. Gjatë asaj kohe lindën shtatë foshnja dhe babai pranoi se i mbyti të gjitha para se t'i varroste në zonën e liqenit.

Burri po ashtu ishte martuar për herë të tretë dhe kishte fëmijë nga martesat e mëparshme, ndërkohë nëna e vajzës ishte në dijeni se e bija kryente seks me burrin dhe e ndihmonte për këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat