Roja vret kolegun, dy besimtarë dhe veten, në sinagogën e vjetër të Tunizisë

Azia

Roja vret kolegun, dy besimtarë dhe veten, në sinagogën e vjetër të Tunizisë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Dy besimtarë e dy roje sigurie janë vrarë në një sulm me armë pranë sinagogës tuniziane në ishullin Xherba.

Sulmi ndodhi në kohën e pelegrinazhit të përvitshëm në ishull, ku një roje sigurie ka vrarë partnerin e tij dhe hapi zjarr ndaj vizitorëve në ishull pranë sinagogës Ghriba, dhe më pas vrau veten.

Zyrtarët thanë se nuk janë të siguritë për motivimin e sulmit, ndërsa shtonin se dy besimtarët e vrarë ishin kushërinj.

Ata janë emëruar nga mediat izraelite si qytetarët francezë Benjamin Haddad, 42 vjeç, dhe Aviel Haddad, 30 vjeç, qytetar i dyfishtë i Tunizisë dhe Izraelit.

“Ata u vranë me gjakftohtësi teksa ishin në parking duke kryer kontrollin e sigurisë”, tha i afërmi i tyre Mordechai Madar për mediat izraelite.

Ish-ministrja e turizmit të Tunizisë, René Trabelsi, e cila organizonte pelegrinazhin tha se dy kushërinjtë ishin përpjekur të fshiheshin prapa një autobusi.

Katër vizitorë të tjerë dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë kishin mbetur të plagosur në sulm.

Pamje video të postuara online, tregonin vizitorët që vraponin mes zhurmës së të shtënave.

Ministria e brendshme e Tunizisë tha se hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e sulmit ndaj besimtarëve hebrej.

Vitin e kaluar 5,000 besimtarë hebrej morën pjesë në 2022 pelegrinazhin në Ghriba, raporton rrjeti AFP duke cituar organizatorët vendas.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet sinagoga e vjetër afrikane.

Në vitin 2002 një sulm me bombë aty vrau më shumë se 20 njerëz.

Qyteti i Xherba është rreth 500km larg kryeqytetit Tunis dhe ka masa të larta sigurie pasi ka një komunitet prej disa qindra hebrenjsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat