Tunizi/ Rojet bregdetare gjejnë trupat e 14 emigrantëve

Azia

Tunizi/ Rojet bregdetare gjejnë trupat e 14 emigrantëve

Më: 8 maj 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Trupat e 14 emigrantëve u gjetën në brigjet e Tunizisë në 24 orët e fundit, njoftoi sot Shërbimi i Mbrojtjes Civile i vendit afrikan.

Javët e fundit, anijet e Rojës Bregdetare kanë gjetur trupat e më shumë se 200 emigrantëve që u mbytën duke u përpjekur të arrinin në Evropë. Shumica e viktimave ishin nga vendet e Afrikës sub-Sahariane.

Tunizia konsiderohet tani vendi më i rëndësishëm tranzit për emigrantët që shkojnë në Itali, pasi e kanë marrë atë “titull joformal” nga Libia.

Një numër në rritje i emigrantëve nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane po kërkojnë të largohen nga Tunizia pasi sulmet raciste kundër tyre janë shumëfishuar pasi presidenti Kais Sayed i akuzoi ata për “importim” të dhunës dhe krimit në vendin e tij.

Që nga fillimi i vitit, 45 mijë emigrantë kanë kaluar në Mesdhe drejt Italisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, e cila nënvizon se ky numër në periudhën korresponduese të vitit të kaluar ka shkuar në 12 mijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat