Sudan, përshkallëzohen luftimet mes grupeve rivale

Azia

Sudan, përshkallëzohen luftimet mes grupeve rivale

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Në Sudan, mbi 50 civilë dhe dhjetra luftëtarë mbetën të vrarë si pasojë e përleshjeve mes forcave paramilitare dhe ushtrisë. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, më shumë se 600 persona janë plagosur. 

Të dielën, ushtria qëlloi me raketa ndaj bazës së kundërshtarëve të forcave paraushtarake pranë kryeqytetit Khartoum., duke sinjalizuar se nuk janë të gatshëm t’i japin fund konflikit pavarësisht thirrjeve për armëpushim. 

Pas luftimeve të ashpra mbrëmjen e së shtunës, si ushtria ashtu edhe forcat paramilitare pretenduan se kishin marrë kontrollin e aeroportit të Sudanit dhe institucioneve të tjera kyçe në kryeqytetin Khartoum. Njoftime që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. 

Konfliki ka nisur për shkak se palët nuk po bien dakord mbi mënyrën se si do të përfshihen në ushtri forcat paramilitare ndërsa synohet krijimi i një qeverie kalimtare. 

Që prej puçit ushtarak të vitit 2021, Sudanin e kanë udhëhequr gjeneralët ushtarakë. 

Shtetet e Bashkuara, Kina, Kombet e e Bashkuara, Arabia Saudite, Bashkimi Europian dhe Bashkimi Afrikan kanë bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të dhunës.

OKB-ja thotë se rreth 16 milionë njerëz, ose një e treta e popullsisë së Sudanit, tashmë varen nga ndihmat humanitare./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat