Irani pranon se ka pasuruar uraniumin deri në 84% pastërti

Azia

Irani pranon se ka pasuruar uraniumin deri në 84% pastërti

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Irani duket se ka pranuar një akuzë të bërë nga inspektorët ndërkombëtarë se ka pasuruar uraniumit deri në 84% pastërti, duke bërë që Republika Islamike të jetë më afër se kurrë prodhohet të një arme bërthamore. 

“Nour News” një faqe interneti lajmesh e cila është e lidhur me Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i mbikëqyrur nga udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamene, pranon se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore kanë zbuluar grimca të uraniumit të pasuruar deri në 84%. 

“Shumë shpejtë do të jetë e qartë se raporti befasues nga Agjencisa Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) për zbulimin e grimcave të uraniumit të pasuruar deri në 84% në objektet e Iranit ishte një gabim i inspektorit ose ishte një veprim i qëllimshëm për të krijuar atmosferë politike kundër Iranit, në prag të takimit që do të mbahet në Vjenë në 6 mars”, shkruan “Nour News”. 

“Bloomberg” raportoi për herë të parë të dielën se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore kishin zbuluar grimca të uraniumit të pasuruar deri në 84%. Agjencisa Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), një agjenci e Kombeve të Bashkuara me seli në Vjenë, nuk e ka mohuar raportin por ka reaguar duke thënë: “IAEA po diskuton me Iranin rezultatet e aktiviteteve të fundit verifikuese të agjencisë”. 

Nuk është e qartë se për cili objekt bëhet fjalë, megjithëse Agjencisa Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) ka thënë se ka gjetur dy centrifuga të avancuara “IR-6” në objektin nëntokësor bërthamor të Iranit, Fordo. Është fakt i njohur se Irani më parë ka pasuruar uranium në këtë objekt deri në 60% pastërti. Uraniumi që përdoret për armët bërthamore duhet të pasurohet deri në 90%. 

Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s ka paralajmëruar se Irani tani ka mjaft uranium për të prodhuar disa bomba bërthamore nëse dëshiron, por do të duhen muaj për të ndërtuar një raketë bërthamore. 

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërcënon të ndërmarrë veprime ushtarake. të ngjashme me sulmet e mëparshme që ky vend ka ndërmarrë në të shkuarën ndaj vendndodhjeve ku zhvilloheshin programe bërthamore, në Irak dhe Siri. 

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja me Iranin në vitin 2018, marrëveshje të cilën Presidenti i atëhershëm Donald Trump, e cilësoi si një pakt shumë të favorshëm për Teheranin./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat