Pamje nga tërmetet e fuqishme, njerëz të panikuar e shembje ndërtesash

Azia

Pamje nga tërmetet e fuqishme, njerëz të panikuar e shembje ndërtesash

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:44
Taxhikistan

Disa tërmete të fuqishme tronditën lindjen e Taxhikistanit mëngjesin e së enjtes, afër kufirit me Kinën. Në rrjetet sociale mund të shihen video që tregojnë dëmet nga tërmeti.

Epiqendra e tërmetit të parë me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi rreth 67 kilometra nga qyteti i vogël malor Murghob.

Është rreth 82 kilometra nga kufiri më i afërt me Kinën dhe është ndjerë fuqishëm në disa zona në rajonin perëndimor kinez të Xinjiangut, duke përfshirë Kashgarin dhe Artuxin, raporton televizioni shtetëror kinez CCTV. Tërmeti është ndierë edhe nga banorët e Pakistanit, Uzbekistanit, Afganistanit dhe Kirgistanit.

Tërmeti i parë dyshohet se është pasuar nga lëkundje të reja me magnitudë 6.8, 7.3, 5.0, 4.6, 4.9, sipas shkallës Rihter.

Ende nuk ka raporte zyrtare për viktima apo dëme materiale, por videot në rrjetet sociale të shpërndara nga gazetarët dhe mediat tregojnë se ka objekte të shembura. Njerëzit panikohen.

Taxhikistani, si shumica e pjesës tjetër të Azisë Qendrore, është i prirur ndaj fatkeqësive natyrore dhe ka një histori të gjatë përmbytjesh, tërmetesh, rrëshqitjesh toke, ortekë dhe reshje të mëdha bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat