Tunizi/ 433 emigrantë shpëtohen gjatë natës

Azia

Tunizi/ 433 emigrantë shpëtohen gjatë natës

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Roja bregdetare tuniziane ka shpëtuar 423 emigrantë  gjatë natës, njoftoi zëdhënësi i saj në faqen e shërbimit në Facebook.

Natën e 18-19 shkurtit, roja bregdetare “ parandaloi 16 operacione trafikimi ” dhe shpëtoi 423 persona. Ata janë 71 tunizianë dhe 352 afrikanë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane, sipas njoftimit.

Bregdeti tunizian është më pak se 150 kilometra nga ishulli italian i Lampedusa. Sipas shifrave zyrtare nga autoritetet italiane, më shumë se 32,000 emigrantë , nga të cilët 18,000 ishin tunizianë, mbërritën ilegalisht në Itali nga Tunizia në vitin 2022.

Roja bregdetare tuniziane vuri në dukje se javën e kaluar pati një rritje të konsiderueshme të nisjeve për shkak të përmirësimit të kushteve të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat