​Japoni: 10 milionë shpendë të shkatërruar për shkak të gripit

Azia

​Japoni: 10 milionë shpendë të shkatërruar për shkak të gripit

Më: 9 janar 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Japonia ka shkatërruar pothuajse 10 milionë shpendë në ferma këtë sezon, që është një nivel rekord i lartë i rritjes së numrit të rasteve të gripit të shpendëve në të gjithë vendin, njoftoi sot Ministria e Bujqësisë.

Numri i shpendëve të shkatërruar u rrit në 9.98 milionë pasi prefektura Ibaraki, në verilindje të Tokios, tha se kishte filluar të asgjësonte rreth 930,000 pula të infektuara me gripin e shpendëve në një fermë në qytetin e Shirosato.

Gjatë këtij sezoni, një rekord 56 infeksionesh u konfirmuan sot në 23 nga 47 prefekturat e Japonisë, raportoi Kyodo.

Rasti i parë sezonal i gripit të shpendëve u konfirmua në një fermë pulash në prefekturën Okayama, në Japoninë perëndimore, në tetor të vitit të kaluar.

Rastet e fundit të gripit të shpendëve në Japoni besohet se janë shkaktuar nga zogjtë shtegtarë.

Sipas të dhënave nga Ministria Japoneze e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, shkatërrimi i mëparshëm rekord i shpendëve të infektuar me gripin e shpendëve ishte 9.87 milionë dhe u krye nga nëntori 2020 deri në mars 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat