​Ushtria e Taxhikistanit shkatërroi një urë në Kirgistan

Azia

​Ushtria e Taxhikistanit shkatërroi një urë në Kirgistan

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 23:49
Ilustrim

Ushtria e Taxhikistanit hodhi në erë një urë në rajonin Batken të Kirgistanit, ku më herët sot u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përleshjeve të armatosura midis forcave të dyja shteteve, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Kirgistanit, Janat Beishenov.

Ura, 36 metra e gjatë, lidhte brigjet e lumit Ak-Su. Rojet kufitare të Kirgistanit thanë sot se përleshjet me palën e Taxhikistanit shpërthyen edhe në rajonin Oshit.

Sipas të dhënave të fundit, 24 civilë u vranë në Kirgistan dhe më shumë se 120 u plagosën.

Autoritetet e Kirgistanit kanë evakuuar më shumë se 136.000 banorë nga rajoni Batken.

Përleshjet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan shpërthyen më 14 shtator, kur një roje kufitare e Taxhikistanit u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas Kirgistanit, rojat kufitare të Taxhikistanit hynë në zonën kufitare në rajonin Batken të mërkurën dhe hapën zjarr, duke refuzuar të largohen nga territori.

Përleshje të armatosura mes dy palëve u zhvilluan disa orë më vonë në pjesë të tjera të rajonit të Batkenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat