OKB: Përhapja e kolerës në Siri kërcënim serioz për rajonin

Azia

OKB: Përhapja e kolerës në Siri kërcënim serioz për rajonin

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Sirisë ka thënë se 20 raste të kolerës ishin konfirmuar nga laboratorët në provincën Aleppo.

OKB-ja ka shprehur shqetësim për shpërthimin e parë të konfirmuar të kolerës në Siri në vite, duke thënë se ajo përbën një “kërcënim serioz” për të gjithë rajonin.

Më shumë se 900 raste të dyshuara dhe tetë vdekje janë raportuar në vendin e shkatërruar nga lufta, në tre javët e fundit.

Përhapja është përqendruar në provincat Aleppo dhe Deir al-Zour.

Besohet se është i lidhur me njerëzit që pinë ujë të kontaminuar nga lumi Eufrat, i cili rrjedh nëpër provinca, dhe e përdorin atë në të mbjella.

Përhapja shihet gjithashtu si një tregues i mungesës së madhe të ujit në të gjithë Sirinë e shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe konflikti, përcjell Klankosova.tv

Kolera është një infeksion akut i diarresë, i shkaktuar nga gëlltitja e ushqimit ose ujit të kontaminuar me bakterin Vibrio cholera.

Në raste të rënda, sëmundja mund të ju vrasë brenda disa orësh nëse nuk trajtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat