​Indi: Rryma mbyt 23-vjeçaren teksa po kërkonte shpëtim nga vërshimet

Azia

​Indi: Rryma mbyt 23-vjeçaren teksa po kërkonte shpëtim nga vërshimet

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Arritja për në punë dhe kthimi u kthye në tragjik për një 23-vjeçare në Bengaluru, e cila vdiq pasi u godit nga rryma në zonën e Marathahalli të qytetit të përmbytur.

Ngjarja ndodhi në Siddapura pranë Marathahalli kur Akhila po kthehej në shtëpi nga puna, raportojnë mediat nga India.

Ndërsa po ecte nëpër rrugët e përmbytura, vetura e saj pësoi defekt në rrugën e mbushur me ujë dhe ishte gati të rrëshqiste dhe të rrëzohej.

Në përpjekje për të shpëtuar veten nga rënia, Akhila dyshohet se u përpoq të mbahej për një shtyllë elektrike. Ajo u godit menjëherë nga rryma dhe vdiq. Akhila punonte në një kolegj privat.

Bengaluru është goditur nga shiu i vazhdueshëm që ka testuar infrastrukturën e qytetit.

Varkat dhe mjete të tjera të ndryshme janë vënë në shërbim në pjesë të caktuara dhe një parashikim për më shumë shira ka shkaktuar shqetësim te njerëzit që banojnë në zonat e prekura.

Kryeministri i Karnatakës, Basavaraj Bommai, tha se qyteti nuk ka parë shi si ky në 90 vjet.

Karnataka është ndër shtetet më të lagështa në Indi këtë vit pasi mori 927.2 mm ose 34 për qind shi të tepërt midis 1 qershorit dhe 4 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat