Një tërmet me magnitudë 6.1 e ka goditur ishullin Sumatra të Indonezisë

Azia

Një tërmet me magnitudë 6.1 e ka goditur ishullin Sumatra të Indonezisë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.1 i ka goditur brigjet e ishullit Sumatra të Indonezisë, tërmeti i tretë që trondit zonën që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Agjencia e Meteorologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë (BMKG)  e regjistroi tërmetin në ishujt Mentawai, në brigjet perëndimore të Sumatrës dhe tha se nuk shkaktoi ndonjë paralajmërim për cunami.

Tërmeti me magnitudë 6.1 u ndje fuqishëm për disa sekonda nga banorët në ishujt Mentawai, në kryeqytetin të Padang dhe në zonën malore përreth Bukitinggi.

Nuk është raportuar për ndonjë të vdekur pos dëmeve materiale, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat