Japonia vendos sanksione ndaj 17 rusëve të tjerë

Azia

Japonia vendos sanksione ndaj 17 rusëve të tjerë

Nga: A.SH Më: 15 mars 2022 Në ora: 08:18
Viktor Vekselberg

Japonia ka vendosur të ngrijë asetet e 17 individëve të tjerë rusë, kështu deklaroi Ministria e Financave, duke e çuar numrin total në 61, raporton Reuters, përcjell "Bota sot".

Hapi u ndërmor pasi Shtetet e Bashkuara të premten vendosën sanksione ndaj një numri individësh rusë, duke përfshirë miliarderin Viktor Vekselberg dhe 12 anëtarë të Dumës, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë.

Vekselberg ishte gjithashtu në shënjestër të sanksioneve nga Japonia, si dhe 11 anëtarë të Dumës dhe pesë anëtarë të familjes së bankierit Yuri Kovalchuk, tha ministria e financave.

Japonia do të veprojë në përputhje me vendet e tjera të G7 për sanksionet, tha zëdhënësi i lartë i qeverisë, Hirokazu Matsuno.

"Sa i përket sanksioneve në vijim, ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë kushtet dhe, së bashku me vendet e tjera të G7, do të përgjigjemi siç duhet," u tha Matsuno gazetarëve në një konferencë shtypi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat