Dhjetëra të vdekur nga zjarri që përfshiu tragetin në Bangladesh

Azia

Dhjetëra të vdekur nga zjarri që përfshiu tragetin në Bangladesh

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Të paktën 39 persona vdiqën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën pasi një traget i mbushur me njerëz mori flakë në jug të Bangladeshit.

Zjarri në anijen me tre kuverta filloi në mes të lumit pranë qytetit të Jhalakathi, ndërsa lundronte nga kryeqyteti Dhaka për në qytetin e Barguna. Disa nga të vdekurit u mbytën pasi u hodhën në ujë.

Numri i viktimave në fatkeqësinë e së premtes ka të ngjarë të rritet pasi shumë nga pasagjerët kanë djegie të rënda. Rreth 500 persona thuhet se ishin në bordin e anijes, MV Avijan-10.

Zjarri besohet të ketë filluar në dhomën e motorit dhe u përhap shpejt ndërsa trageti udhëtoi përgjatë lumit Sugandha, tha zyrtari i shërbimit të zjarrfikësave, Kamal Hossain Bhuiyan, për mediat lokale.

Derisa bsohet se zjarri ka vazhduar për orë të tëra, shkruan BBC.

Pronari i anijes, Hum Jalala Sheikh, ka mohuar se ishte shkaktuar nga një defekt mekanik. Ai tha për gazetën lokale UNB se kishte pasur një shpërthim në katin e dytë të tragetit dhe zjarri i mëpasshëm ishte përhapur në dhomën e motorit.

Një pasagjere që mbijetoi, një gjyshe e moshuar, i tha agjencisë së lajmeve AFP se shumica e njerëzve ishin fjetur kur shpërtheu zjarri.

“Ne ishim duke fjetur në një dyshek në kuvertën e katit përdhes. Nipi im nëntë vjeçar, Nayeem, ishte me mua, ai u hodh në lumë. Nuk e di se çfarë ndodhi me të.” tha ajo.

Gati 30% e 170 milionë banorëve të Bangladeshit udhëtojnë nëpër rrugë lumore. Por ata janë kryesisht popullata e varfër dhe qeveria nuk e ka bërë prioritet trajtimin e standardeve të dobëta të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat