U kalua mbi gardhin e aeroportit, zhduket fëmija afgan/ Babai i dëshpëruar: Na ndihmoni

Azia

U kalua mbi gardhin e aeroportit, zhduket fëmija afgan/ Babai i dëshpëruar: Na ndihmoni

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 16:25
Foto

Në mesin e dëshpërimit për t`u larguar nga Kabuli pas lajmit se talebanët kishin rimarrë pushtetin në Afganistan, disa prindër nisën të kalonin fëmijët e tyre mbi gardhin me tela me gjemba të aeroportit.

Duke ia dorëzuar të miturit ushtarëve amerikanë, ata shpresonin se të paktën fëmijët e tyre, mund të kishin shpresë për një të ardhme më të mirë.

Por ndërkohë njëri prej vogëlushëve rezulton tani i  zhdukur. Mirza Ali Ahmadi dhe e shoqja e tij Suraya, ishin në 19 gusht përpara kangjellave të portës Abby të aeroportit të Kabulit dhe thonë se ia kaluan djalin e tyre vetem dy muajsh një ushtari amerikan.

Por nga fëmija i quajtur Sohail nuk ka më asnjë gjurmë.

Të dëshpëruar, prindërit ia treguan historinë e vet agjensisë së lajmeve Reuters, me shpresën se duke e mediatizuar çështjen, do të mund të bien në gjurmët e ushtarit që mori foshnjën në krahët e tij.

Mirza 35 vjec, e shoqja 32 vjeçe dhe 4 fëmijët e tjerë të atyre u evakuan më vonë me një avion që i çoi fillimisht në Katar, e paskësaj në Gjermani përpara se të preknin më në fund tokën në SHBA.

Familja ndodhet aktualisht në Fort Bliss të Teksasit së bashku me refugjatë të tjerë afganë, ndërsa po përpiqen me të gjithë forca të gjejnë djalin e tyre të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat