Hapen shkollat në Indonezi

Azia

Hapen shkollat në Indonezi

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 13:12
Indonezi

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, janë rihapur 600 shkolla të hënën kjo pasi janë lehtësuar masat anti COVID. Edhe pse një federatë e mësuesve kërkoi që të ketë kujdes dhe paralajmëroi rritje të rasteve me kroronavirus në tubimet e nxënësve.

Shkalla e infeksionit është ulur kanë thënë autoritetet e atjeshme, muajin e kaluar Indonezia ishte shteti me numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Deri tani janë paraqitur katër milionë raste me koronavirus dhe 131 mijë persona kanë vdekur.

Guvernatori i Xhakartës, Anies Baswedan, ka thënë se 610 nga 10.000 shkolla që u hapën ishin të sigurta, por punuan me një kapacitet prej 50 përqind.

“Kushtet e pandemisë COVID-19 janë shumë më shumë nën kontroll,” tha ai në Instagram.

Anies ka shtuar se nuk është obligative vaksinimi i fëmijëve për të vijuar mësimet në shkolla, duke shtuar se 91 përqind e fëmijëve të moshës 12-18 vjeç janë vaksinuar plotësisht si dhe 85 përqind e edukatorëve janë vaksinuar. Gati 70 përqind e dhjetë milionë banorëve të Xhakartës janë vaksinuar, shkruan Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat