Të paktën shtatë afganë të vdekur mes turmës së njerëzve jashtë aeroportit të Kabulit

Azia

Të paktën shtatë afganë të vdekur mes turmës së njerëzve jashtë aeroportit të Kabulit

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 00:15
Foto

Ushtria britanike tha se të paktën shtatë afganë gjetën vdekjen duke u shtypur nga turma e njerëzve në panik që përpiqeshin të hynin në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.

Mijëra njerëz ende po përpiqen të largohen nga vendi në një eksod kaotik një javë pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

Talibanët, ndërkohë, u përpoqën të përballeshin me lëvizjet e para të rezistencës së armatosur që kur pushtuan pothuajse të gjithë vendin në pak ditë, më parë këtë muaj.

Luftëtarët anti-talebanë pretenduan se kanë kapur tre qarqe malore, dhe një komandant i milicisë në provincën e vetme që ende nuk ishte nën kontrollin e talebanëve, u zotua të luftonte nëse sulmohej.

Presidenti Joe Biden tha se 11,000 individë u evakuuan nga Kabuli gjatë fundjavës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat