Pamje shqetësuese, talibanët hedhin kufomat e vrara në varre masive

Azia

Pamje shqetësuese, talibanët hedhin kufomat e vrara në varre masive

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 19:04
Talibanët po zhdukin këdo që ata e konsiderojnë si “tradhtarë”

Disa vepra makabre të talibanëve në Afganistan sapo janë publikuar nga Daily Star, ku shihen se si militantët i vendosin kufomat e njerëzve të vrarë në varre masive.

Talibanët po zhdukin këdo që ata e konsiderojnë si “tradhtarë”, ata që lidhen me qeverinë afgane, ushtarët, NATO -n, OJQ -të dhe gazetarët.

David Otto, Drejtor i Qendrës së Gjenevës për Sigurinë dhe Studimet Strategjike në Gjenevë, me qendër në Zvicër, tha për Daily Star: Kjo është një taktikë e njohur terroriste talebane për të krijuar frikë dhe pak rezistencë nga forcat shtetërore.

Image

“Talibanët e kuptojnë se lajmet mizore përhapen më shpejt. Sapo të merret vesh se sa keq talibanët po trajtojnë forcat e kapura shtetërore, niveli i rezistencës zvogëlohet. Këto arrestime arbitrare, frikësime dhe taktika të vrasjeve masive janë ato që i detyruan shumë forcave afgane të sigurisë të iknin në shtetet fqinje ose të dorëzoheshin dhe t’i dorëzonin armët e tyre talebanëve pa bërë ndonjë rezistencë”, është shprehur David Otto.

Anëtarët talebanë gjithashtu kanë filluar të kontrollojnë shtëpitë për të mbledhur armë dhe këdo që është në “listën e zezë”. Ata madje mund të fillojnë të vrasin zyrtarë qeveritarë pavarësisht garancive të mëparshme, është paralajmëruar.

Otto vazhdoi: Nëse talebanët janë të izoluar, mund të jetë edhe më e rrezikshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare tani që ata kanë qasje dhe posedojnë triliona Dollarë të personelit dhe pajisjeve ushtarake të trajnuara nga koalicioni amerikan. Me këto fuqi dhe burime, asgjë nuk do t’i ndalojë talebanët të ofrojnë trajnime dhe mbështetje të tjera për grupet terroriste si al-Kaeda.” 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat