Gratë afgane në panik: Talibanët do na kyçin në shtëpi

Azia

Gratë afgane në panik: Talibanët do na kyçin në shtëpi

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:19
Foto

Situata pasi Talibanët morën nën kontroll kryeqytetin e afganistanit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave amerikane, ka shtuar frikën tek gratë dhe vajzat e reja për të ardhmen e tyre.

“ Talibanet nuk ti lejne gratë të dalin nga shtëpia”

Kamila Alagmir, nje grua nga afganistani tregon shqetësimin e saj mbi ngjarjet e fundit ne kabul, te cilat e kanë detyruar te lere vendin e saj.

“Ata nuk do ti lejojne vajzat të studiojne.Ata i duan gratë të qëndrojnë  vetëm brenda në shtëpi.edhe në jemi shumë të shqëtësuar për këtë. Endërrat e grave dhe vajzave u shkatërruan plotësisht”

Pas pamjeve kaotike te një ditë më parë në aeroportin e kabulit ku mijëra afganë donin të largoheshinnga vendi, situata sot paraqitetet më e qetë.

Fluturimet ushtarake që evakuojnë diplomatët dhe civilët kanë rifilluar në aeroportin ndërkombëtar ndërsa sipas zyrtarëve shumë njerëz që ishin të pranishëm  një ditë më parë janë larguar.Aeroporti është aktualisht pika e vetme e daljes e hapur nga Afganistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat