Talibanët thonë se situata është e qetë

Azia

Talibanët thonë se situata është e qetë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Zyrtarët talebanë kanë thënë se situata brenda Afganistanit është e qetë.

Ata nuk kanë raportuar përleshje në të gjithë vendin një ditë pasi militantët pushtuan kryeqytetin Kabul.

“Situata është paqësore, sipas raporteve tona”, tha një zyrtar i paidentifikuar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Qeveria civile u rrëzua të dielën, me Presidentin Ashraf Ghani që iku jashtë vendit dhe mijëra banorë dhe shtetas të huaj u përpoqën të iknin nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat