Certifikatë të gjelbër edhe për 3-vjeçarët në Izrael

Azia

Certifikatë të gjelbër edhe për 3-vjeçarët në Izrael

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Izraeli deri tek fëmijët 3-vjeç, kufirin e moshës mbi të cilin nevojitet certifikata e gjelbër për të hyrë në shumicën e ambienteve publike. Vendimi që u mor nga qeveria hyn në fuqi nga java e ardhshme. Fëmijët nga 3-vjeç e sipër do të kenë akses të pakufizuar në kryerjen e testeve këtë kategori, të nevojshme për të hyrë në salla lojërash, pishina e të tjera ambiente argëtimi. Kufiri aktual i moshës për certifikatën e gjelbër janë 12-vjeçarët.

Sakaq, autoriteti amerikan i barnave FDA pritet të autorizojë injektimin e dozës së tretë të vaksinave, duke nisur nga shtatori për personat që e kanë përmbyllur procesin e imunizimit me vaksinat me dy doza.

Të njëjtën masë e kanë marrë edhe disa vende të botës, përfshirë Francën, Gjermaninë e Britaninë e Madhe. Ekspertët thonë se një dozë e tretë është e nevojshme pasi imuniteti i vaksinave aktuale anti-COVID reduktohet me kalimin e muajve, teksa sistemi imunitar duhet mbajtur në gatishmëri edhe përballë varianteve të tillë të ashpër si Delta.

Ky mutacion është shkaktar i një tjetër vale infektimesh në Shtetet e Bashkuara. Tre ditët e fundit, infektimet ditore kanë qenë mbi 150 mijë raste të reja, kryesisht në Florida, ku niveli i vaksinimit është ende i ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat