Rritet numri i viktimave nga shembja e hotelit në Kinë

Azia

Rritet numri i viktimave nga shembja e hotelit në Kinë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 09:53
Foto

Numri i viktimave nga shembja e një hoteli në lindje të Kinës u rrit të mërkurën në 17.

Një ditë më herët u raportua për së paku tetë të vdekur.

Shumica e viktimave ishin mysafirë të hotelit.

Autoritetet thanë se operacioni i kërkimeve ka përfunduar pas 36 orësh dhe se 23 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Hoteli Siji Kaiyuanu u shemb në qytetin Suzhou, rreth 100 kilometra në perëndim të Shangait.

Vitin e kaluar, 29 njerëz vdiqën pas shembjes së një hoteli në provincën Fuxhian të Kinës.

Hetuesit më vonë zbuluan se kishte “probleme serioze” në infrastrukturën e hotelit./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat