Tërmet në këtë shtet, fuqia 6.2 ballë

Azia

Tërmet në këtë shtet, fuqia 6.2 ballë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një tërmet me fuqi 6,2 ballë ka ndodhur në afërsi të ishullit Sulawesi në Indonezi.

Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në një thellësi prej 23 kilometrash në orën 07:43 me kohën lokale, ishte 112 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malonguane.

Lëkundja është ndier në rajonin Talaud të provincës Sulawesi Verior.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Tronditja nuk ka shkaktuar të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat