Zjarr në një fabrikë, vdesin 52 punëtorë

Azia

Zjarr në një fabrikë, vdesin 52 punëtorë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:36
Bangladesh

Të paktën 52 persona humbën jetën ditën e premte si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë në Bangladesh.

Fabrika e shkrumbuar nga flakët që merrej me produkte ushqimore ndodhej në një zonë industriale pranë kryeqytetit Dhaka.

Sipas ekipeve të emergjencës flakët u përhapën me shpejtësi si pasojë e kimikateve dhe produkteve plastike që ishin me shumicë brenda godinës.

Numri i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi shumë punëtorë mendohet të kenë mbetur të bllokuar në fabrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat