Dhjetëra atletë të vdekur nga moti i rëndë në Kinë

Azia

Dhjetëra atletë të vdekur nga moti i rëndë në Kinë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:36
Kinë

Të paktën 21 njerëz kanë vdekur ndërsa moti ekstrem goditi një garë malore në Kinën veri-perëndimore.

Të shtunën erërat e forta dhe shiu goditën pjesëmarrësit në garën vrapuese prej 100 km në Forest River Stone River, një vend turistik në provincën Gansu.

Gara u ndërpre kur disa nga 172 vrapues u zhdukën, ka thënë agjencia e lajmeve Xinhua.

Trupat u gjetën nga ekipet e kërkim-shpëtimit të dielën.

Temperaturat ranë përsëri në zonën malore brenda natës, duke e bërë kërkimin më të vështirë, sipas Xinhua. Më shumë se 1.200 shpëtues ishin vendosur për t’i gjetur trupat.

Zyrtarët kanë thënë se 151 vrapues konfirmohet se janë të sigurt dhe se tetë prej tyre u plagosën.

Zhang Xuchen, kryetari i bashkisë së qytetit Baiyin, ka thënë se ishte ngritur një ekip i posaçëm për të hetuar incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat