Gjendet një objekt që i takon nëndetëses së zhdukur

Azia

Gjendet një objekt që i takon nëndetëses së zhdukur

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:02
Indonezi

Ekipi kërkues indonezian besohet se ka identifikuar zonën ku mund të jetë zhdukur nëndetësja me 53 persona në bord ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar se oksigjeni në nëndetëse mund të përfundojë brenda disa orësh.

Zona në të cilën mund të jetë zhdukur nëndetësja vlerësohet të jetë 40 kilometra në veri të ishullit të Balit, sipërfaqe e ujit kjo në të cilën është vërejtur edhe naftë më parë.

Shefi i njësisë qendrore të informacionit në ushtrinë indoneziane, Achmad Riad, ka thënë se në atë zonë ekipet kërkuese kanë gjetur një objekt që mendohet se i takon nëndetëses.

“Anija detare e ekipit kërkues ka vërejtur një objekt me “rezonancë të fortë magnetike” në një thellësi prej 50 deri në 100 metra në ujë”, ka thënë Riad në një konferencë për media.

Sipas tij, ushtria pret që luftanija “The Riguel” të bëjë kërkime në zonë. Luftanija është e pajisur me hidrolokator të teknologjisë së lartë, i cili përdorë tingujt e zërit për të gjetur objekte. Ushtria beson se kjo luftanije do të arrijë ta lokalizojë nëndetësen e zhdukur para dy ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat