19 vjeçarja qëllohet në kokë gjatë protestave të Mianmarit

Azia

19 vjeçarja qëllohet në kokë gjatë protestave të Mianmarit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Foto

Një grua e cila u qëllua në kokë ndërsa protestonte kundër grusht-shtetit ushtarak të Mianmarit është në një gjendje kritike në një spital në kryeqytetin Nay Pyi Taw.

Mya Thwe Thwe Khaing, 19 vjeçe, u lëndua të martën kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit duke përdorur top uji, plumba gome dhe fishekë.

Plaga ishte e shkaktuar nga municione të nxehta, thonë grupet e të drejtave.

Ka pasur raportime për lëndime serioze të njerëzve pasi policia ka rritur përdorimin e forcës, por asnjë vdekje s’është shënuar deri më tani.

Dhjetëra mijëra kanë dalë në protesta në rrugë kundër grushtit të shtetit të javës së kaluar, i cili përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, pavarësisht se është ndaluar të mbahen tubime dhe ka një orë policore gjatë natës.

Demonstratat rifilluan të mërkurën në mëngjes, për të pestën ditë me radhë, me një grup të madh të nëpunësve civilë që u mblodhën në Nay Pyi Taw për të protestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat