Binjakët e ngjitur sirianë bashkohen me nënën pas 101 ditëve

Azia

Binjakët e ngjitur sirianë bashkohen me nënën pas 101 ditëve

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Binjakët e ngjitur sirianë

Një nënë siriane u bashkua pas 101 ditëve me binjakët e saj të ngjitur. Ajo u ndihmua që t’i takonte foshnjat nga autoritetet turke, të cilat e sollën në Ankara nga pjesa veriore e Sirisë.

Binjakët e quajtur Bessam dhe Ihsan, u lindën më 25 tetor të vitit të kaluar në Idlibin e rrënuar nga lufta. Babai i tyre, Mahmoud Salih, kërkoi ndihmë në Turqi pasi mori vesh për gjendjen e fëmijëve pas lindjes.

Autoritetet turke iu përgjigjën pozitivisht kërkesës. Binjakët fillimisht u dërguan në provincën Hatay dhe më pas u transferuan në Spitalin Universitar të Ankarasë për trajtim, shkruan Anadolu.

Binjakët për më shumë se tre muaj qëndruan në spital pa nënën e tyre, por zyrtarët bënë përpjekje që në spital ta sillnin edhe nënën e tyre dhe tre fëmijë të tjerë të familjes.

Nëna e fëmijëve, Lubaba, tha se ka përjetuar kohë sfiduese dhe është sëmurë për shkak të mungesës së binjakëve. Ajo falënderoi autoritetet turke dhe punëtorët shëndetësorë për kujdesin e treguar ndaj foshnjave të saj.

Mjekët thanë se operacioni për ndarjen e binjakëve është i ndërlikuar dhe do të bëhet në disa faza, në mënyrë graduale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat