Kina ekzekuton bankierin e korruptuar që mori $200 milionë rryshfet

Azia

Kina ekzekuton bankierin e korruptuar që mori $200 milionë rryshfet

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:06
Lai Xiaomin

Ish-drejtori i bankës Lai Xiaomin është shpallur gjithashtu fajtor për tradhëti bashkëshortore dhe atësi të fëmijëve të paligjshëm, para se të ekzekutohej dje në qytetin e Tianjin në veri të Kinës.

Lai Xiaomin, ish-drejtori i përgjithshëm i Huarong, një nga institucionet më të mëdha financiare shtetërore të Kinës, është ekzekutuar dje në qytetin verior Tianjin pas vendimit të gjykatës.

Bankieri i korruptuar u shpall fajtor për marrjen e më shumë se 1.8 miliardë huan ($220 milionë) në formë rryshfeti për krime serioze, të cilat kanë pasur “impakt të rëndë shoqëror”, thuhet akuzën ndaj tij.

“Masa e rryshfetit të përfituar nga Lai Xiaomin ishte shumë e madhe, rrethanat e krimit të tij janë shumë serioze dhe kanë shkaktuar pasoja të rënda shoqërore për komunitet e prekura”.

Transmetuesi citonte gjithashtu gjykatën popullore të Kinës të thoshte se kishte aprovuar urdhrin e ekzekutimit të Xiaomin pasi zyrtari kishte treguar “qëllime ekstreme dashakeqësie” duke abuzuar pozicionin e tij në shuma marramendëse.

58-vjeçari gjithashtu u shpall fajtor për tradhti bashkëshortore pasi jetonte me një grua jashtë martesës së tij dhe ishte bërë baba i fëmijëve të jashtëligjshëm.
Autoritetet nuk dhanë detaje për mënyrën e ekzekutimit por thanë se ai ishte lejuar të jep[te lamtumirën me familjarët e tij të afërt.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha e Kina është vendi me më shumë ekzekutime në botë, ku numri vjetor arrin në rreth 1000, edhe pse kjo mbahet sekret nga autoritetet.

Renia e tij kishte nisur prej prillit 2018 kur u shkarkua nga detyra dhe u perjashtua nga partia.

Ai eshte nje nga disa zyrtare te larte kineze qe kane rene ne rrjeten anti-korrupsion te presidentit Xi JInpin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat