Avioni me pasagjerë bie në det në Indonezi, gjenden mbetje

Azia

Avioni me pasagjerë bie në det në Indonezi, gjenden mbetje

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:40
Avioni me pasagjerë bie në det në Indonezi, gjenden mbetje

Një avion me pasagjerë i linjës ajrore Sriwijaya u zhduk nga radari pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Xhakartës në Indonezi.

Avioni po fluturonte drejt qytetit Pontianak.

Të dhënat tregojnë se avioni humbi mbi 3 mijë metra lartësi në më pak se një minutë.

Pamjet e medieve lokale tregojnë se avioni ka rënë në det. Peshkatarët kanë gjetur edhe mbetje të këtij avioni.

Në bord ishin 62 pasagjerë, përfshi shtatë fëmijë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat