Lirohet nga burgu ‘Angelina Jolie’, zbulohet fytyra e saj e vërtetë

Azia

Lirohet nga burgu ‘Angelina Jolie’, zbulohet fytyra e saj e vërtetë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Fatemeh Khishvand

Një vajzë iraniane, e cila u bë e famshme në Instagram pasi postonte foto që dukej si Angeline Jolie është liruar nga burgu.

Ajo prej kohësh po vuante dënimin pasi regjimi i Shtetit Islamik e akuzonte atë se kishte  nuk kishte respektuar rregullat pasi publikonte foto të frikshme në Instagram.

Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Fatemeh Khishvand, e cila modifikonte fotot e saj në vitin 2017 dhe kishte akuzohej se bërë 50 operacione që t’i ngjante aktores amerikane Angelina Jolie.

Por ajo  pranoi se thjesht bënte tualet dhe përdorte Photoshop për fotot e postuara në Instagram, por policia e arrestoi menjëherë pas rrëfimit në televizionin shtetëror.

Ajo akuzohej për blasfemi, nxitje dhune dhe se kishte përfituar të ardhura në mënyrë jo të ligjshme, por pas një presioni të madh është lënë sërish e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat