Atletja spanjolle Alba Cebrian ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare si pasojë e një arresti të papritur kardiak gjatë stërvitjes.
Lajm i hidhur nga Spanja. Atletja e re Alba Cebrian vdiq të hënën në spitalin e Villarrealit.
Ajo ishte në terapi intensive që nga e enjtja pasi pësoi një arrest kardiak gjatë stërvitjes, siç raportojnë mediat spanjolle.
Klubi i atletikës i Cebria-it, Club Atletismo Celtiberas de Soria, konfirmoi:
“Të gjithë jemi të shokuar që duhet të njoftojmë vdekjen e koleges tonë. Ne do t'ju kujtojmë gjithmonë".
Cebrian, një nga atletet më të mira në Spanjë në 3000 dhe 1500 metra, u rrëzua gjatë një seance stërvitore të enjten e kaluar.